Një zjarr ka rënë në Kordhocë të Lazaratit. Nga të dhënat e para mësohet se vatra e zjarrit rrezikon disa banesa aty pranë. Ndërkohë që herë pas here ka edhe shpërthime municionesh duke e bërë të vështirë ndërhyrjen. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Po kështu është dhënë alarmi edhe Emergjencat Civile në Tiranë për ndihmë të shtuar deri në neutralizimin e plotë të situatës. ©Argjiroja.net