Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kujtuar sot me anë të një video 15-vjetorin e futjes së qytetit të Gjirokastrës në UNESCO, për shkak të trashëgimisë kulturore. Rama përveç videon shkruan se gjatë kësaj periudhe Gjirokastra është mirëmbajtur, ndërsa tani po e rilindin dita ditës, duke e kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik
“MIRËMËNGJES
me këto pamje sa të ëndërrta aq edhe të vërteta të Gjirokastrës, në 15 vjetorin e hyrjes së qytetit të gurtë në regjistrin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Në këto vite e mbrojtëm, po e rilindim dita – ditës dhe kthejmë në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm turistik, këtë gur të çmuar të gjerdanit të trashëgimisë sonë kulturore,”-thotë Rama në një postim në ‘facebook’.