Gjirokastra është një prej qarqeve më të rrezikuara nga moti i keq. Parashikimet janë që intensiteti i reshjeve të jetë i lartë brenda këtyre 48 orëve. Dhe kjo duket në fakt nëse shikon rrugët e përmbytura në pjesën e poshtme të qytetit të Gjirokastrës. ArgjiroLajm.net sjell foto të disa minutave më parë pranë vendit të quajtur ‘Ura e Lumit’. Siç shihet niveli i ujit vjen duke u rritur, ndëra vazhdon të bjerë shi. Gjasat janë që me kalimin e orëve ky vend të bëhet i pakalueshëm, si dhe të përmbyten bizneset aty pranë. Këshillohet të shmanget qarkullimi në këtë aks.
©ArgjiroLajm.net









