• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra e rrezikuar nga përmbytjet, Prefekti mbledh shtabin e emergjencave

30/11/2017
Gjirokastra e rrezikuar nga përmbytjet, Prefekti mbledh shtabin e emergjencave

Emergjencat Civile kanë dhënë alarmin një ditë më parë për rrezikun e përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut që priten gjatë 24 orëve të ardhshme. Situata do të jetë më problematike në jug të vendit. Gjirokastra është një nga qarqet ku reshjet do të bien me intensitet të lartë. Prefekti i qarkut Astrit Aliaj do të zhvillojë sot mbledhjen e shtabit të emergjencave civile, ku do të diskutohet për masat që  do të merren për përballimin e situatës.

Në njoftimin e përcjellë në media një ditë më parë,Emergjencat Civile bënin të ditur se duke iu referuar IGJEUM dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të përmbytjeve për Evropën kërkonte marrjen e masave pasi pritej që rreshjet e shiut të arrinin vlera mnaksimale e 100 mm gjatë 24 orëve.

Në njoftimin e saj Emergjencat Civile udhëzonin në mënyrë të veçantë të gjithë Prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucioneve qendrore rajonale dhe vendore, për marrjen e masave urgjente për sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit, të cilët duhet të kryejnë këto veprime:

– Të mbledhin urgjentisht Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile (Shtabin e Emegjencave Civile) në rang qarku dhe bashkie duke dhënë detyra për çdo institucion që ka përgjegjësi për emergjencat civile, dhe këto të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale për të reaguar sipas situatës.

Ndërsa përcaktoheshin një sërë detyrash për institucionet, përcaktohej qartë edhe diçka e rëndësishme, por që po lihet në heshtje, njoftimi i qytetarëve.

Emergjencat Civile linin këtë detyrë në njoftimin e saj zyrtarë që sigurisht do t’u ketë shkuar edhe institucioneve vendore.

– Të marrin masa për njoftimin e komunitetit të tyre që t`i bindet lajmërimit të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, për minimizimin e lëvizjeve të shumta të popullatës dhe sidomos e fëmijëve të mitur të pa shoqëruar nga të rriturit, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, kjo sipas detyrimeve të parashikuara në Ligjin nr. 8756, ‘’Për Emergjencat Civile’’.

Related Posts

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)
Kryesore

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)

23/03/2026
Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit
Kryesore

Harta e re, “mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit

23/03/2026
Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)

Skandali/ Qytetarja i kërkoi ndihmë, anëtari i KLP-së e ngacmon sek*ualisht (VIDEO)

23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al