Sistemimi i ujërave të zeza në Gjirokastër vazhdon të mbetet një problem që s’po merr zgjidhje. ArgjiroLajm.net ka denoncuar në shumë raste situatën në disa pallate, kryesisht të ndërtuara në fillim të viteve ‘2000.
Sot Tv Gjirokastra ka ndjekur nga afër gjendjen në lagjen ‘Blloku i Furrave’. Banorët thonë se kanë rreth 2 vjet në këtë gjendje dhe pavarësisht kësaj, Bashkia Gjirokastër nuk po merr masa. Sipas tyre, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe përveç ndotjes rrezikojnë seriozisht jetën e tyre. Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Gjirokastër të ndërhyjë menjëherë.
© ArgjiroLajm.net











