Dekori festiv për fundvitin nuk i ka munguar as kësaj radhe Gjirokastrës. Mbrëmjen e sotme u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjes, e cila përsëri u vendos në Sheshin ‘Cerçiz Topulli’. E pranishme në ceremoninë e organizua me këtë rast ishte edhe kryebashkiakja Zamira Rami. Përbri pemës është krijuar edhe një kënd për të luajtur fëmijët.
©ArgjiroLajm.net