• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Gjirokastra lexon Musinenë”

12/02/2019
“Gjirokastra lexon Musinenë”

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Muzeun “Musine Kokalari” dhe Wikimedians of Albanian Language UG organizojnë aktivitetin sot “Gjirokastra lexon Musinenë” në Gjirokastër.

Figura shumëdimensionale e Musine Kokalarit, veprimtares politike e kulturore dhe shkrimtares me vizion, përkujtohet në një simpozium të posaçëm në qytetin e saj. Paralelisht me simpoziumin, një grup të rinjsh dhe ekspertët përkatës punojnë për pasurimin dhe saktësimin e materialit zyrtar për të, në punëtorinë edit-a-thon “Musine Kokalari në Wikipedian shqip”. Janë ftuar të jenë pjesë e takimit qytetarë të interesuar, të rinj e studentë, përfaqësues të institucioneve publike dhe joqeveritare, shoqatave për të drejtat e njeriut dhe të përndjekurve politikë, artit, kulturës dhe medias.

Simpoziumi hapet nga Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Me kërkesë të familjes, dosja e parë që Autoriteti hapi para dy vjetësh, në nisje të punës së tij, ishte ajo e Musine Kokalarit, e dënuar, survejuar dhe përndjekur për vite me radhë. Zamira Rami, Kryetare e Bashkisë Gjirokastër mban fjalën e saj, e pasuar nga studiuesja Fiona Todhri, e cila i ka trajtuar gjerësisht dhe me profesionalizëm figurat e grave të dënuara politike gjatë regjimit komunist, mes të cilave, Musine Kokalari, gra që hodhën themelet dhe tentuan krijimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Një ndër kontribueset kryesore të kësaj veprimtarie, Arjeta Kokalari, Drejtore e Muzeut “Musine Kokalari” flet mbi sfidat e trajtimit të trashëgimisë së saj në ditët e sotme. Në emër të Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika shprehet mbi mekanizmat e përndjekjes së zonjës Kokalari dhe vlerat njerëzore me të cilat ajo u përball me strukturën shtetërore.

Krijimtaria e pasur letrare e Musine Kokalarit trajtohet dhe diskutohet nga studentë të Universitetit “Eqrem Çabej”, të cilët e plotësojnë figurën e saj me aspektin artistik. Kësisoj, simpoziumi krijon një kuadër të plotë të figurës së Musine Kokalarit, nga vlerësimi i vetëdijes intelektuale, integriteti dhe fryma idealiste që karakterizonte një grua të tillë, te qëndrueshmëria, dinjiteti njerëzor dhe përfaqësimi i lartë i vetvetes, ideve e prirjeve të saj, ditët e gjykimit e më pas.
Paralelisht zhvillimit të simpoziumit, në një mjedis tjetër organizohet punëtoria edit-a-thon “Musine Kokalari në Wikipedian shqip” dhe maratona e editimeve në Wikipedian në gjuhën shqipe për Musine Kokalarin, duke synuar një produkt konkret, serioz dhe të mirëmenduar për një nga personalitetet mbresëlënëse të jetës politike, kulturore, artistike e shoqërore shqiptare. Në fund të takimit, të pranishmit zhvillojnë një vizitë në shtëpinë e Musine Kokalarit dhe në burgun e Gjirokastrës. Në përfundim të punëtorisë do të ketë vizitë në shtëpinë e Musine Kokalarit dhe vizitë në burgun e Gjirokastrës.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, bazuar në ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Autoriteti e mbështet punën e vet dhe vijimësinë e projekteve të ndërmarra në parimet e rëndësishme të kujtesës, që e vënë memorien historike në themel të identitetit dhe trashëgimisë së individëve e bashkësive, si paraqitja e këndvështrimeve të ndryshme; evitimi i shprehjeve deterministe: shmangia e përgjithësimeve; trajtimi i figurave historike si individë; sigurimi i një baze gjenuine historike; përdorimi i njohurive të nivelit akademik si burime, ku çdo përmbajtje duhet të ballafaqohet e të diskutohet me akademikë të njohur dhe certifikuar për njohuritë specifike e të duhura.

Mbështetur në këto parime, në kërkimin shkencor dhe përballjen profesionale të fakteve, Autoriteti vijon të ndërmarrë projekte ambicioze e komplekse, që kanë në fokus rishqyrtimin e historisë, rivlerësimin e saj, rehabilitimin e viktimave, rezistencën në personalitete e komunitete dhe inkurajojnë dialogun social, në emër të transparencës dhe konsolidimit të demokracisë.

Related Posts

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr
Kryesore

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

01/01/2026
Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)
Kryesore

Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)

01/01/2026
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mos më trego mua burrërinë”/ Debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother, Kristi lag me birrë banorin e ri

“Mos më trego mua burrërinë”/ Debat i ashpër në shtëpinë e Big Brother, Kristi lag me birrë banorin e ri

01/01/2026
Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al