Gjirokastra ka një kinema të rikonstruktuar e të konceptuar si një qendër multifunksionale. Ministrja Mirela Kumbaro ishte për inagurimin e saj bashkë me ministren për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
“Çelet “Try Gjirokastra” për të promovuar dhe nxitur më të mirën e aktiviteteve rinore, në qendrën e re multifunksionale që i shtohet qytetit. E lumtur që shfaqjen e parë ta ndiqja me Bora Muzhaqi dhe Flamur Golemi që falë bashkëpunimit fantastik bënë të mundur rijetëzimin e kësaj hapësire të dedikuar për të rinjtë, me kinema bashkëkohore, me hapësirë për aktivitete kulturore dhe me një hapësirë të veçantë për Këshillin Vendor Rinor të Gjirokastrës”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook.









