• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra në ‘kthetrat’ e Covid/ Zëri Amerikës: U shpërfillën masat e distancimit social në disa aktivitete (VIDEO)

10/11/2020
Gjirokastra në ‘kthetrat’ e Covid/ Zëri Amerikës: U shpërfillën masat e distancimit social në disa aktivitete (VIDEO)

Qarku i Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin është përfshirë së fundi nga Instituti i Shëndetit Publik në zonat e kuqe për përhapjen e lartë të koronavirusit. Disa institucione shkollore kanë pezulluar aktivitetin, ndërsa infektimet kanë prekur personelin e disa njësive shëndetësore. Ndërkohë në kufirin me Greqinë është shtyrë sërish kufizimi i lëvizjes drejt Greqisë nga situata e pandemisë.

Qarku i Gjirokastrës u përfshi së fundi nga Instituti i Shëndetit Publik në hartën e zonave të kuqe ku përcaktohen rajonet me përhapjen e 195-414 rasteve me “COVID 19” për 100 mijë banorë. Nuk është e vështirë të dallosh në këtë qark, shqetësimin për përhapjen e koronavirusit. Pranë Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit në Gjirokastër është rritur numri i personave që kërkojnë të kryejnë marrjen e analizës për “COVID 19”. Një pjesë e stafit të shërbimit prej 7 personash përfshi drejtuesin e kësaj qendre janë karantinuar për shkak të infektimit. Shërbimi vijon të kryhet nga pjesa tjetër e stafit pranë oborrit të institucionit dhe nuk vihen re probleme në përballimin e prurjes së personave që kërkojnë kryerjen e tamponëve.

Edhe Drejtoria e Shërbimit Shëndetësor dhe spitali civil kanë njoftuar për prekje të disa pjesëtarëve të personelit të tyre nga “COVID 19”, ndërkohë që një radiolog humbi jetën nga infektimi me “COVID19”. Ndërkohë disa institucione arsimore në Gjirokastër, ku përfshihet një shkollë nëntëvjeçare, që tërheq numrin më të madh të nxënësve në qytet, si dhe dy kopshte fëmijësh, kanë pezulluar aktivitetin për shkak të numrit të lartë të infektimit tek mësuesit dhe personeli ndihmës.

Pranë farmacive në qytet nuk mungojnë radhët e banorëve për të tërhequr ilaçe. Ndonëse banorët zbatojnë mbajtjen e maskës, përhapja e rasteve në një shkallë të lartë ditët e fundit vlerësohet se në këtë qark lidhet me mosgjurmimin në kohë të infektimit në disa njësi biznesi me punësime masive dhe nga disa aktivitete publike në këtë qark, ku masat e distancimit social u shpërfillën.

Tre kryetarët e Bashkive të Përmetit, Gjirokastrës dhe Dropullit rezultojnë të infektuar. Ndërkaq Greqia njoftoi se ka shtyrë sërish masat kufizuese me Shqipërinë ,në pikat e kalimit kufitar mes të dy vendeve, deri më 30 nëntor. Masat përfshijnë vijimin e bllokimit të tre pikave kufitare me Shqipërinë dhe lëvizjen e kufizuar drejt Greqisë në dy pikat e tjera të kalimit, atë të Kakavijës me 750 persona në ditë dhe pikës kufitare të Kapshticës, me 300 persona në ditë./ VOA

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al