• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra po zbrazet, por është një ndër tre qarqet ku jetohet më gjatë (VIDEO)

12/10/2018
Gazetari sfidon Tritan Shehun: Eja ta shpëtojmë bashkë Gjirokastrën (I kujton edhe firmën e tij të naftës kontrabandë)

Për vitin 2017, mosha mesatare e vdekjeve në Shqipëri llogaritet në 74.2 vjeç, sipas Institutit të Statistikave. Ndërkohë që ka luhatje të dukshme nëse shohim secilin qark. Kukësi dhe Dibra janë shumë më ulët sesa mesatarja e vendit, kurse në Gjirokastër, Berat dhe Korçë jetohet më gjatë.

Në qarqet ku është përqëndruar popullsia më e lartë, trekëndëshi Tiranë-Durrës-Elbasan, mosha e vdekjeve është pranë nivelit mesatar, por gjithsesi në kahun e poshtëm. Më lart sesa mesatarja e vendit janë Lezha, Vlora, Fieri dhe Shkodra.

Por, cilët janë faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë e popullsisë. Profesor Adrian Civici thotë se faktorët lidhen me cilësinë e jetës, ushqimin, veshjen, strehimin, e deri te shërbimi shëndetësor. Duke analizuar shifrat e INSTAT-it, rezulton se mosha më e ulët e vdekjeve është pikërisht në qarqet me varfërinë më të lartë.

“Edhe po t’iu referohemi shifrave konkrete, në këto zona niveli i varfërisë është më i lartë sesa në zonat e tjera, edhe niveli i investimeve është më i ulët. Por, përgjithësisht cilësia e jetës, ku futen brenda jo vetëm politikat publike në favor të shëndetit publik dhe cilësisë së jetës, por edhe niveli i formimit që ka shtresa sociale në këto zona, ndikojnë direkt në jetëgjatësi”, tha Adrian Civici.

Civici shton se duhen analizuar mirë faktorët që ndikojnë në jetëgjatësi dhe se shteti të fokusohet në hartimin e polikave që rrisin cilësinë e jetës në Shqipëri.

“Në mentalitetin tonë, me gjithë përparimet që kemi bërë, moshën e tretë vazhdojmë ta shohim si përgjegjësi e familjes, më shumë sesa kujdes dhe përgjegjësi e politikave publike dhe të shtetit. Ajo që ne hamë në tavolinë, blejmë dhe shumë gjëra të tjera nuk mund të jenë vetëm përgjegjësi e individit, apo zgjedhje e individit, por është edhe kujdes dhe pjesë e politikave publike që garantojnë një nivel më të lartë të shëndetit publik, të individit, të aftësisë së tij shumë më të mirë edhe për punë”, deklaroi Adrian Civici.

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë/ Teknikët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacioni & trajnerin më të spikatur të javës së 7-të

Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin më të mirë të javës së 26-të

15/03/2026
Ballkani mposht Dritën dhe rikthehet në krye të renditjes, Llapi fiton në finish dramatik në Klinë

Ballkani mposht Dritën dhe rikthehet në krye të renditjes, Llapi fiton në finish dramatik në Klinë

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al