• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra shesh xhirimi për një film, skenarin e shkruan Ismail Kadare (Detajet)

20/10/2019

Ismail Kadare do të bashkëpunojë me kineastë rus për realizimin e një filmi.

Shkrimtari i madh shqiptar do të realizojë skenarin e një historie vuajtjesh dhe persekutimi të disa grave nga ish-blloku komunist pas prishjes së marrëdhënieve Shqipëri-Bashkim Sovjetik në 1961.

Regjisori, i cili do të përshtasë në ekran skenarin e Kadaresë është artisti i famshëm rus, Aleksandër Sokurov, i njohur si fitues i ‘’Luanit të Artë’’ në Festivalin e Venecias në vitin 2011 për filmin ‘’Faust’’. Filmi do të xhirohet në Gjirokastër dhe Tiranë, ndërsa gjuha e folur është rusisht. Përshtatjen e skenarit do ta realizojë shkrimtari rus Juri Arabov. Sokurov njihet për ekspozimin tronditës të karaktereve në filmat e tij.

“Kur dy shtete përplasen, shumë fate njerëzish të gjendur midis përmbysen. Por kur përplasja ndodh midis dy shtetesh komuniste, gjithçka është dyfish dramatike. Kjo është historia e një grumbulli grash të huaja që ashtu si sorkadhet e trembura, u gjendën befas midis kacafytjes së dy shteteve të bllokut komunist. Ky film është nje requiem për këto gra”, zbulon shkrimtari thelbin e filmit për publikun.

Kadare fitoi pak ditë më parë çmimin ‘’Neustad 2020’’. Disa prej veprave të tij janë ekranizuar dhe në kinematografinë shqiptare si: ‘’Përse bie kjo daulle’’ (Dasma), ‘’Ballë për ballë’’ (Dimri i vetmisë së madhe), ‘’Kthimi i Ushtrisë së Vdekur’’ (Gjenerali i ushtrisë së vdekur), ‘’Të paftuarit’’ (Prilli i thyer).

Related Posts

Gjirokastër, policia gjen vajzën e zhdukur nga ‘Zinxhirat’
Kryesore

Thyen xhamin e autobusit, policia ndalon 3 të mitur në Gjirokastër

17/02/2026
Aksidenti në Gjirokastër, ky është vendi ku është rrëzuar makina e elektriçistëve (FOTO)
Kryesore

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, një i plagosur

17/02/2026
Memaliaj qyteti i harruar nga koha, papunësi e frikshme dhe shpresë e venitur për rikthimin e minierës (VIDEO)
Kryesore

Memaliaj, i riu futet në një banesë për të vjedhur dhe godet me grusht pronarin

17/02/2026
Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj
Kryesore

Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

17/02/2026
Kryesore

Djali dhunon nënën, nën hetim 57-vjeçari nga Gjirokastra

17/02/2026
Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave
Kryesore

Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nicole Kidman përballë një kapitulli të ri në jetën personale? Biznesmeni shfaq interes për aktoren

Nicole Kidman përballë një kapitulli të ri në jetën personale? Biznesmeni shfaq interes për aktoren

17/02/2026
VIDEO/ Reali fiton ndaj Benficës në Champions, Dortmund thyen Atalantën, thriller te Monaco-PSG

VIDEO/ Reali fiton ndaj Benficës në Champions, Dortmund thyen Atalantën, thriller te Monaco-PSG

17/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al