Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Xhevahir Bregu, 51 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Në datë 25.08.2017 dyshohet se ka vendosur zjarr, në vendin e quajtur “Shën Thanasi”, në fshatin Bularat, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 10 hektarë kullotë me bar dhe shkurre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.