Një 64-vjeçar nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori pasi u konstatua se në biznesin e tij privat kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.
“Në datë 13.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.Zh, 64 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në datën 13.10.2017, nga kontrolli i auditit të OSHEE-së, në subjektin e tij privat, u konstatua ndërhyrje në aparatin matës”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.