Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori shtetasin J.P., vjeç 60, banues në Gjirokastër, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit P.G., vjeç 56, banues në fshatin Qesarat, Tepelenë. Policia nuk bën me dije shumën e parave. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës.
© ArgjiroLajm.net