• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjithçka duhet të dini për koronavirusin/ Pyetje-përgjigjet më të rëndësishme

27/02/2020
Dy studentë shqiptarë janë në zonën e epidemisë së rrezikshme në Kinë

Qarkullojnë kaq shumë lajme për koronavirusin e ri dhe shumë prej tyre vetëm sa e shtojnë panikun te qytetarët. BBC dhe ekipi i saj i ekspertëve iu përgjigj disa prej pyetjeve më kryesore që bëjnë lexuesit.

A mund të transmetohet koronavirusi përmes gjërave të tilla si doreza e derës?

Nëse një i infektuar kollitet mbi dorezë dhe prek diçka, ajo sipërfaqe mund të kontaminohet. Dorezat e dyerve janë shembulli më i mirë i rrezikut. Por nuk dihet akoma se sa mund të jetojë ky koronavirus i ri në sipërfaqe të tilla. Ekspertët thonë se disa orë, por gjëja më e mirë është që të lani duart.

A ndikon temperatura dhe klima te transmetimi i koronavirusit?

Ne kemi akoma shumë për të mësuar për këtë virus. Nuk dihet se si ndikojnë temperaturat sezonale te përhapja e koronavirusit. Disa viruse, si gripi, ndjekin një model sezonal, duke kapur kulmin në muajt e ftohtë. Por MERS, një virus i familjes së koronaviruseve, u përhap më shumë gjatë muajve të ngrohtë.

Pasi të kalosh njëherë koronavirusin, a bëhesh imun?

Kur njerëzit shërohen nga një infeksion, trupi i tyre ka njëfarë kujtese se si mund të luftohet virusi nëse e has sërish. Imuniteti nuk është diçka që zgjat shumë dhe totalisht eficent. Mbi të gjitha, ai ulet me kalimin e kohës. Nuk dihet sesa zgjat imuniteti pas infeksionit.

Cili është dallimi mes një koronavirusi dhe gripit?

Koronavirusi dhe gripi kanë simptoma të ngjashme, duke e bërë të vështirë diagnostikimin pa një testim. Simptomat kryesore të koronavirusit janë ethet dhe kolla. Gripi ka të tjera simptoma si dhimbje muskujsh dhe fyti. Kurse njerëzit me koronavirus kanë ndërprerje të frymëmarrjes herë pas here.

A i rikthehen shëndetit të plotë njerëzit që janë prekur nga koronavirusi?

Po. Shumë nga të prekurit do të përjetojnë vetëm simptoma të buta dhe shumica e tyre pritet që të shërohen plotësisht. Megjithatë, ai përbën rrezik sidomos për të moshuarit dhe ata me probleme të tjera si kancer apo diabet, dhe për sistemet e dobëta imunitare. Ekspertët thonë se duhet një javë që të marrësh veten nga simptomat e koronavirusit.

A ka një arsye se përse këto viruse dalin në Kinë?

Po. Popullsia e madhe dhe jetesa pranë kafshëve. Koronavirusi me siguri ka ardhur nga një kafshë- një lakuriq, edhe pse nuk dihet nëse ai ka qenë burimi. SARS erdhi nga lakuriqët po ashtu.

A mund të vaksinohesh për të parandaluar sëmundjet respiratore?

Për momentin nuk ka asnjë vaksinë që mund të mbrojë njerëzit nga ky tip koronavirusi, por shkencëtarët po përpiqen që të prodhojnë një të tillë. Është një virus i ri, i paparë nga njerëzit më parë, çka do të thotë se mjekët kanë akoma shumë për të mësuar për të.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al