• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykata cakton masë për Ballukun, Shehaj: Moment historik për Shqipërinë. Koha të shkëputemi nga e shkuara

20/11/2025
Gjykata cakton masë për Ballukun, Shehaj: Moment historik për Shqipërinë. Koha të shkëputemi nga e shkuara

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Shehajt, po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri. Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Mundësia deklaroi se Rama po takohet tani me Ballukun në kryeministri, teksa përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë.

Kreu i Mundësia e quan këtë një moment historik dhe teksa nënvizon se pas Ballukut, radhën për të dalë para drejtësisë e ka kryeministri për aferat korruptive që po heton SPAK, Shehaj thekson se “Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!”.

DEKLARATA

“Tani që po flasim, zv.kryeministrja e pandehur dhe me dy masa sigurie, dhe e pezulluar nga gjykata, është në zyrën e kryeministrit. Po bëjnë plane se si ti shpëtojnë drejtësisë.
Por, Nuk kanë nga t’ia mbajnë.
Të dashur qytetarë, ky është një proces i pandalshëm. Më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korrputuarve është para drejtësisë.
Edi Ramës dhe Belinda Ballukut i ka ardhur fundi.
Tani ka ardhur momenti që Edi Rama të japë dorëheqjen!
Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!”, u shpreh Shehaj.

Kryetari i Partisë Mundësia deklaroi se ky është momenti për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

“Është momenti për të lufutar së bashku, për t’i dhënë më në fund Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar”.
Deklarata e plotë e Agron Shehaj:
Shqipëria po përjeton momentin më të rëndësishëm të historisë së saj, që pas rrëzimit të regjimit komunist. Po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar mbi Shqipërinën këto 35 vjet.
Të korruptuarit që kanë marrë peng këtë vend për mbi 3 dekada po dalin para drejtësisë.
Po dalin para drejtësisë ata që kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë.
Po dalin para drejtësisë ata që kanë larguar nga Shqipëria miliona shqiptarë në gjithë botën.
Po dalin para drejtësisë ata që u kanë mohuar shqiptarëve ccdo të drejtë.
Tani që po flasim, zv.kryeministrja e pandehur dhe e pezulluar nga gjykata është në zyrën e kryeministrit. Po bëjnë plane se si ti shpëtojnë drejtësisë.
Por, Nuk kanë nga t’ia mbajnë.
Të dashur qytetarë, ky është një proces i pandalshëm. Më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korrputuarve është para drejtësisë.
Edi Ramës dhe Belinda Ballukut i ka ardhur fundi.
Tani ka ardhur momenti që Edi Rama të japë dorëheqjen!
Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!
Nëse ky është një moment tmerri për pushtetarët e korruptuar, nga ana tjetër ky është një moment shprese për Shqipërinë.

Shqiptarët nga sot mund të fillojnë të shikojnë dritën në fund të tunelit.
Mund të fillojnë të shikojnë nga e ardhmja.
Mund të fillojnë procesin e ndërtimit të një shoqërie perëndimore, demokratike, ku qytetarët kanë të drejta.
Ku pushtetarët varen nga votuesit dhe jo votuesit nga pushtetarët. Këtë duhet të bëjmë të gjithë bashkë.
Ky është momenti që të shikojmë nga e ardhmja.
Do të duhet kohë, do të duhet punë, do të duhet këmbëngulje dhe mbi të gjitha do të duhet besim.
Të dashur qytetarë, ky është momenti për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara. Për të luftuar së bashku për ti dhënë më në fund Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar.
Ky është qëllimi i Partisë Mundësia, dhe ftojmë çdo shqiptar që endërron një vend ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme, të na bashkoheni.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al