Ish-kryeministri Sali Berisha do t’i paguajë Edi Ramës 500 mijë lekë gjobë pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar për një publikim në faqen e tij në Facebook, që rezultoi shpifje sipas gjykatës.
Bëhet fjalë për postimin e një viti më parë, ku Berisha shkruante se kryeministri Edi Rama ka penguar hapjen e negociatave duke përkrahur trafikantët e drogës.
Gjykata Civile ne Tiranë ka vendosur të pranojë padinë e pjesshme të kreut të qeverisë i cili kishte kërkuar që Berisha të gjobitej me 1 milionë lekë. Përveç gjobës, Gjykata ka vendosur që Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin i cili është cilësuar si shpifje, nga vendimi i Gjykatës.









