• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykata e Apelit Gjirokastër kërkesë Kushtetueses për shfuqizimin e rishikimit të dënimeve

04/10/2019
Vendimi i turpshëm i gjyqtarit të Gjirokastrës, një ditë pas regjistrimit të çështjesh vendos për zhbllokimin e biznesit me ushqime të skaduara (FOTO)

Bllokohet rishikimi i dënimeve. Katër gjykata të niveleve të ndryshme i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e nenit për rishikimin e dënimeve në Kodin e Procedurës Penale, me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën e ndryshuar në korrik të 2016.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, Gjykata Apelit Shkodër dhe Gjykata Apelit Gjirokastër kanë vënë në lëvizje Gjykatës Kushtetuese, e cila vijon të mos funksionojë për shkak të veprimit të Vetingut, për të shfuqizuar nenin 453 të Kodit të Procedurës Penale. Neni 453 është pjesë e kapitullit për rishikimin e vendimeve të dënimit, ku parashikon mënyrën e shqyrtimit të kërkesave nga të dënuarit.

Më konkretisht, neni 453 i Kodit të Procedurës Penale parashikon që kërkesa për rishikimin e dënimit shqyrtohet nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit, pa praninë e palëve. Kur kërkesa pranohet, gjykata vendos dërgimin e çështjes për rigjykim nga një tjetër trup gjykues i së njëjtës gjykatë ose në gjykatën e apelit, kur kërkesa është bërë vetëm kundër vendimit të saj. Kundër vendimit nuk lejohet ankim. Por, sipas gjykatave në fjalë, neni 453 është i papajtueshëm me nenin 34 të Kushtetutës së ndryshuar në korrik të vitit 2016.

Por, nëse Kodi i Procedurës Penale parashikon rishikimin e dënimit kur plotësohen kushtet nga nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin, Kushtetuta në nenin 34 parashikon rigjykimin e çështjes nga një gjykatë më e lartë. Konkretisht, neni 34 i Kushtetutës parashikon që “askush nuk mund të dënohet më shumë se një herë për të njëjtën vepër penale dhe as të gjykohet sërish, me përjashtim të rasteve kur është vendosur rigjykimi i çështjes nga një gjykatë më e lartë, sipas mënyrës së parashikuar me ligj”.

Për rrjedhojë, gjyqtarët kanë bllokuar rishikimin e dënimeve në bazë të nenit 145 të Kushtetutës, i cili parashikon që ‘gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat”./ shqiptarja.com

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Shpërthim me tritol në Memaliaj, autorët djegin makinën
Kryesore

Shpërthim me tritol në Memaliaj, autorët djegin makinën

06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Lajme

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë
Lajme

Kryepeshkopi Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

05/04/2026
Kryesore

Bilanci i policisë për marsin: 96 operacione, 527 të arrestuar dhe mbi 50 kg kanabis

05/04/2026
Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen
Kryesore

Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen

05/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Kampionat me grupime/ Fundtabela, rebusi që duhet zgjidhur në Superiore

06/04/2026
VIDEO/ Asist perfekt i sulmuesit kuqezi, Muçi shkëlqen në Turqi

Muçi dukej gati për duelin me Gallatasaray, trajneri jep lajmin e keq pas ndeshjes: Do të jetë shumë e vështirë…

06/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al