Policia e ka ndaluar një 37-vjeçar ndaj të cilit Gjykata e Gjirokastrës kishte dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
“Më datë 02.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim XH.M, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Neni 110/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.