Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim as ditën e sotme, për ankimimin e qeverisë për pezullimin e Ballukut nga detyra.
Kushtetuesja nuk ka marrë vendim me arsyetimin se është një çështje e rëndësishme dhe nuk premtonte koha për të marrë një vendim ditën e sotme.
Për ankimimin e bërë nga qeveria, Kushtetuesja ka 30 ditë kohë në dispozicion.
Qeveria ka kundërshtuar vendimin e GJKKO-së, e cila kishte dhënë masën për pezullimin e Ballukut, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin e Ballukut në funksionet qeveritare deri në marrjen e një vendimi.









