Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë shprehur emocionin pas vendimit të një gjyqtari që hodhi poshtë shumicën e akuzave të ngritura nga aktorja Blake Lively kundër tij.
Ata theksuan se akuzat ishin të rënda, por shprehën mirënjohje ndaj gjykatës për shqyrtimin e fakteve. “Jemi të kënaqur që Gjykata i rrëzoi të gjitha pretendimet për ngacmim seksual dhe të gjitha pretendimet kundër të pandehurve individualë: Justin Baldoni, Jamey Heath, Steve Sarowitz, Melissa Nathan dhe Jennifer Abel. Këto ishin akuza serioze dhe ne jemi mirënjohës ndaj Gjykatës për shqyrtimin e fakteve, ligjit dhe provave të paraqitura”, thanë avokatët e Baldonit për Page Six.
Vendimi i gjykatës së Lewis Liman hodhi poshtë 10 nga 13 paditë e Lively, duke e ngushtuar çështjen në masë të madhe. “Ne mezi presim të paraqesim mbrojtjen tonë kundër pretendimeve të mbetura në gjykatë”, shtuan avokatët.
Akuzat që mbeten për gjyq përfshijnë shkelje të kontratës, hakmarrje, si dhe ndihmë dhe inkurajim në hakmarrje. Avokati i Blake Lively komentoi vendimin në lidhje me rrëzimin e akuzës për ngacmim seksual: “Ky rast ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet i fokusuar në hapat që të pandehurit ndërmorën për të shkatërruar reputacionin e Blake Lively, e cila mbrojti sigurinë në shesh xhirimi, dhe ky është rasti që do të shkojë në gjyq. Për të, masa më e madhe e drejtësisë është që njerëzit dhe strategjia të ekspozohen.”
Avokatja gjithashtu tha se mezi priste të dëshmonte në gjykatë dhe të vazhdonte të hidhte dritë mbi çështjen, duke lehtësuar zbulimin dhe luftimin e saj. Beteja ligjore midis Lively dhe Baldonit filloi në dhjetor 2025, kur aktorja e akuzoi Baldonin për ngacmim seksual në sheshxhirimin e filmit It Ends With Us.









