• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykata Supreme jep dritën jeshile: Trump mund ta shpërbëjë Departamentin e Arsimit dhe të pushojë nga puna 1400 punonjës

15/07/2025
Gjykata Supreme jep dritën jeshile: Trump mund ta shpërbëjë Departamentin e Arsimit dhe të pushojë nga puna 1400 punonjës

Të hënën, Gjykata Supreme vendosi që presidenti Donald Trump mund të vazhdojë me planin për të pushuar masivisht punonjësit e Departamentit të Arsimit, duke shënuar një tjetër fitore për Shtëpinë e Bardhë në një gjykatë të lartë me shumicë konservatore.
Me një urdhër të pa firmosur, gjykatësit pezulluan përkohësisht vendimin që e kishte bllokuar planin e Trump-it për një kohë të pacaktuar. Vendimi i Gjykatës Supreme, në praktikë, ngrin atë vendim derisa të përfundojë beteja ligjore.
Tre gjyqtarët liberalë votuan kundër.
Në një kundërshtim të ashpër, gjyqtarja Sonia Sotomayor, anëtarja më e vjetër liberale e gjykatës, e quajti “të pa mbrojtur” vendimin për t’i lejuar Trump-it shpërbërjen e një agjencie që, normalisht, mund të mbyllet vetëm nga Kongresi.
“Shumica është ose verbërisht e pandjeshme ndaj pasojave të vendimit të saj, ose naive; në të dy rastet, kërcënimi për ndarjen e pushteteve të sanksionuar nga Kushtetuta jonë është serioz. Nuk mund ta pranoj këtë keqpërdorim të rolit tonë urgjent, ndaj kundërshtoj me respekt”, shkroi ajo.
Trump kishte urdhëruar pushimet masive në fillim të vitit, duke reduktuar forcën punëtore të departamentit në gjysmë, por gjykatat e shkallës më të ulët e kishin bllokuar nismën, duke kujtuar se Departamenti i Arsimit është themeluar nga Kongresi.
Gjyqtari Myong Joun, i emëruar nga ish-presidenti Joe Biden, kishte ndaluar pa afat planet e Trump-it për të shpërbërë agjencinë dhe kishte urdhëruar rikthimin në detyrë të rreth 1400 punonjësve të pushuar. Vendimi kishte ardhur pas një padie të ngritur nga një sindikatë mësuesish, distrikte shkollore, shtete dhe shoqata arsimore.
Duke theksuar se departamenti “nuk mund të mbyllet pa miratimin e Kongresit”, Joun kishte shkruar se pushimet e parashikuara nga Trump “ka të ngjarë ta paralizojnë atë”. “Dokumentet tregojnë qartë se qëllimi real i të paditurve është shpërbërja faktike e departamentit pa një ligj që ta autorizojë këtë”, shtoi ai.
Gjykata e Apelit e Qarkut të Parë, me seli në Boston, kishte refuzuar njëzëri në qershor kërkesën për të rrëzuar atë vendim, dhe Trump kishte apeluar në Gjykatën Supreme.
Në apelimin e saj, administrata Trump argumentoi se ndërhyrja në Departamentin e Arsimit ka të bëjë me “vendime të brendshme menaxheriale” dhe “eliminimin e funksioneve diskrecionale që, sipas administratës, është më mirë t’i lihen shteteve”.
Megjithëse gjatë fushatës elektorale Trump kishte premtuar eliminimin e plotë të departamentit, avokatët e tij i thanë Gjykatës Supreme se nuk është ky rasti. Departamenti, sipas tyre, do të vazhdojë të kryejë funksionet e parashikuara me ligj, por me shumë më pak personel.
Departamenti i Arsimit, i krijuar gjatë administratës Carter, merret me shpërndarjen e fondeve federale për shkollat, menaxhimin e financimeve për studentët e universiteteve, dhe zbatimin e ligjeve për të drejtat civile, përfshirë mbështetjen për studentët me aftësi të kufizuara. Megjithatë, shumica e politikave publike arsimore mbetet përgjegjësi e shteteve.
La Stampa

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba Pollozhani reagon pas akuzave të Labit për telefonin: Nëse do përdorja telefon do dilja nga Big-u?

20/02/2026
“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, Rama reagon për protestën e opozitës

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al