• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Goditet banda shqiptare e drogës në Valencia, zbulohet magazina me marijuanë, arrestohen dy persona

23/05/2024
Goditet banda shqiptare e drogës në Valencia, zbulohet magazina me marijuanë, arrestohen dy persona

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar Policia Kombëtare, Garda Civile dhe Garda e Sigurisë e Firences (Itali) ku kanë shaktërruar një plantacion marihuane në një magazinë në Valencia, e cila shërbente si qendër logjistike për një organizatë shqiptare. Sipas burimeve policore, gjatë aksionit arritën të arrestonin dy anëtarë të bandës kriminale, të cilët e përdornin këtë ambient për të kultivuar dhe ruajtur kanabis me synimin për ta transportuar në vende të ndryshme të Europës.

Agjentët kanë sekuestruar 953 bimë marijuane si 110 drita, 55 ventilatorë, 23 panele dritash LED, 9 filtra karboni, 3 motorë ekstraktues, dhe të tjera materiale që shërbejnë për kultivimin e këtyre bimëve. Hetimet nisën janarin e kaluar kur agjentë të Policisë Kombëtare, së bashku me Gardën Financiare të Firences, hapën një hetim kundër një organizate kriminale me origjinë shqiptare, e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të armëve dhe drogës.

Në kuadër të operacionit në fjalë, agjentët zbuluan se një degë e këtij grupi kishte depozituar rreth 200 kilogramë marijuanë në një magazinë në Valencia, për paketim dhe transportim të mëpasshëm jashtë Spanjës. Pas kryerjes së formaliteteve, agjentët kanë mundur të konstatojnë se një mori personash me origjinë shqiptare hynin shpesh në magazinë me furgona, që shërbenin si qendër logjistike e organizatës, gjë që çoi në dyshimin se brenda saj zhvilloheshin aktivitete kultivuese.

Me këtë veprim i është dhënë një goditje e rëndë organizatës së hetuar duke çmontuar një nga infrastrukturat më të mëdha që kanë, ku grumbulluan dhe përpunuan një pjesë të lëndës narkotike që shpërndajnë në të gjithë Evropën.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al