Sokrat Muho me detyrë efektiv policie në Gjirokatës, është goditur me levë në kokë. Ky i fundit është transportuar për në urgjencën e spitalit në Gjirokastër në gjendje të rëndë.
Gjirokastër/Informacion paraprak nga policia
Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Më poshtë pamje nga momenti kur mbërrin në spitalin e Gjirokastrës polici i plagosur.