• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Goditi me grusht dhe shau kolegun, arrestohet deputeti grek: Rrezikon deri në 10 vite burg

25/04/2024
Goditi me grusht dhe shau kolegun, arrestohet deputeti grek: Rrezikon deri në 10 vite burg

Policia greke ka vënë në pranga deputetin e pavarur grek, Konstantinos Floros, pasi goditi me grusht kolegun e tij, deputetin e partisë Zgjidhja greke, Vassilis Grammenos në korridorin e Kuvendit, pasi ky i fundit e kishte sharë gjatë debatit në senacën plenare.

Sipas mediave greke, mësohet se Floros është dërguar në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës për veprën penale, ‘Dhunën ndaj një organi politik’, ndërsa Grammenos është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm, me hundë të thyer.

Pas debateve në seancë, Vassilis Grammenos i tha deputetit të pavarur “Do të të q* nënën do të të çoj në burg me byzylykë” dhe Konstantinos Floro i është përgjigjur “dil dhe më thuaj”.

Më pas të dy deputetët janë përballur, ku Konstantinos Floros ka kapur Vassilis Grammenos prej jake, duke e goditur me grusht dhe duke e hedhur poshtë.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Konstantinos Tasoulas , deklaroi se neni 157 i Kodit Penal parashikon se kushdo që kryen dhunë ndaj një deputeti dënohet me burgim deri në 10 vjet.

Ai theksoi gjithashtu se zoti Grammenos nuk ka pasur kohë as të votojë në votimin e Kuvendit. Madje ai theksoi se imuniteti parlamentar mbulon kundërvajtjet, por jo veprat penale, ndaj mund të akuzohet.

Sipas Protothema, sherri vjen si pasojë e një grindjeje mes anëtarëve të partisë Zgjidhja greke, dhe Konstantinos Floros.

Mësohet se në seancën plenare të Kuvendit u diskutua kërkesa për heqjen e imunitetit të Kyriakos Velopulos pas një padie të babait të deputetit Floros për llogari anonime në Tëitter, që kishin fyer atë.

Raportohet se kur përfaqësuesi i Zgjidhjes greke, Chitas deklaroi se është pro heqjes së imunitetit edhe pse Velopoulos nuk ka lidhje me padinë, Floros u hodh dhe tha se kjo do të vendoset nga Gjykata, duke nxhehur debatin mes tyre.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al