POLICIA E SHTETIT
Reagim/Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke kundërshtuar punonjësin e Policisë, informojmë se: Për këtë rast janë kryer veprimet procedurale dhe materialet janë referuar më datë 19.07.2024, në Prokurorinë e Gjirokastrës, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin G. G., 24 vjeç, banues në Luzat, pasi në Tepelenë, ka goditur me grusht një 19-vjeçar dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.









