Eshte arrestuar gjatë orëve te fundit nga policia në Vlorë 63 vjeçari qe qëlloi me çifte motrën e tij.
63 vjeçari Seit Danaj i cili plagosi motrën e tij në fshatin Bishan ka qëndruar për më tepër se 24 orë në arrati i armatosur me me çiften të cilën plagosi të motrën.
Nga informacione mesohte se ai edhe pasi ka plagosur motern e tij gjatë ditës së djeshme ka shfaqur rrezik për banorët, teksa ka shtënë disa herë në zonën ku fshihej.
Ja njoftimi i policisë:
Vlorë
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur në datën 02.07.2021, në fshatin Bishan, Vlorë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, i shtetasit S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Bishan.
Ndalimi i ktij shtetasi u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.









