Tre lokale janë grabitur mesnatën e mbrëmjes së kaluar në Memaliaj.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se lokalet e grabitura janë në pronësi të Muharrem Merdanit, Qazim Velës, dhe Skënder Cakës.
Nuk dihet ende shuma e grabitur, por mësohet se grabitësit i kanë kthyer lokalin përmbys dhe kanë grabitur paratë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po rkyen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.