Një shtëpi është vjedhur në fshatin Bubës i Dytë në Përmet. Policia thotë se persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit R.XH, vjeç 58 dhe kanë marrë një shumë lekësh. Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa cështja po hetohet nga Prokuroria e Përmetit.
©ArgjiroLajm.net









