Policia e Përmetit ka ndaluar një 28-vjeçar, ndërsa është shapllur në kërkim një 39-vjeçar. I ndaluari është D.Ç, banues në Përmet, ndërsa i shpalluri në kërkim është A.Z, banues gjithashtu në Përmet
Në datën 06.08.2017, në lagjen “Mejden”, Përmet, në banesën e shtetasit F.F, ata kanë vjedhur një sasi lekësh, eurosh dhe katër orë të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.