• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grabiti me armë në kokë noterin në Sarandë, gjykata liron nga burgu autorin e dyshuar

18/03/2023
Grabiti me armë në kokë noterin në Sarandë, gjykata liron nga burgu autorin e dyshuar

52-vjeçari Elis Avduli nga Konispoli, i njohur ndryshe edhe si Mile Xhafa, një ish i dënuar në Greqi për trafik droge, aktualisht i akuzuar për “vjedhje me armë” në bashkëpunim të noterit të njohur nga Saranda, Thoma Kaçi, është liruar nga Gjykata e Sarandës.

Vendimi është marrë në 16 shkurt nga Gjyqtari Fatmir Ndreu, por është bërë publik vetëm pas një muaji. Avdulit i është ndryshuar masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” pasi atij i kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

Prokurori i çështjes ka tentuar qysh në fund të vitit të kaluar të çojë për gjykim çështjen duke e dorëzuar në Gjykatë, por pas disa seancash, në 15 shkurt të këtij viti, gjyqtari paraprak ka refuzuar duke deklaruar të pavlefshëm aktin procedurial të prokurorit Ilir Hoxha “Kërkesë për dërgimin në gjyq të çështjes”, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për procedimin penal nr. 687, të vitit 2021, pasi sipas gjyqtarit “është nxjerrë në kundërshtim me nenet 327 dhe 331/2 të Kodit të Procedurës Penale” duke urdhëruar kështu kthimin e akteve Prokurorisë.

Në të njëjtën ditë, Elis Avduli përmes dy avokatëve të tij Ermir Beta dhe Armando Cakrani bën kërkesë në gjykatë për shuarje të masë së sigurimit “Arrest në burg” e cila shqyrtohet të nesërmen. Shkak i kërkesës ishte tejkalimi i afatit 12 mujor që një i paraburgosur mund të mbahet si i tillë për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm, pa u dorëzuar aktet në gjykatë.

Avduli në fakt ndodhej në qeli prej 5 nëntorit 2021, kur ndaj tij ishte caktuar masa “Arrest në burg”. Vetë prokurori Ilir Hoxha kërkoi në seancë konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” gjë e cila u pranua edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu. Ky i fundit edhe pse në vendim vlerëson se ekziston rreziku që i pandehuri të largohet, pranon të vendosë ndaj tij masën më të lehtë, atë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” duke u urdhëruar që të paraqitet çdo javë përpara OPGJ që mbulon vendbanimin/vendqëndrimin e tij.

Mëngjesin e 20 tetorit 2021, dy persona i zunë pritë Thoma e Martha Kaçit teksa ata po merrnin ashensorin për të dalë nga banesa në lagjen nr.4 të Sarandës.

Nën kërcënimin e një kallashnikovi, grabitësit i futën brenda bashkëshortet, i lidhen dhe u larguan me rreth 13.500 euro dhe rreth 5.3 milionë lekë të vjetra e dy çelësa automjetesh.

Në dëshminë e tij noteri Kaçi tha se fillimisht njëri prej autorëve i tha se kishte urdhër për ta vrarë Kaçin por nëse ai i jepte para, ai do e falte.

Në 3 nëntor 2021, policia e Sarandës organizoi operacionin “Butrinti” ku arrestoi 3 persona të dyshuar, Elis Avduli 54 vjeç nga Konispoli, Oltjon Kolonja, 42 vjec nga Kruja por me banim në Sarandë dhe Vladrias Himaj, 36 vjec nga Berati por me banim në Sarandë.

Në 19 maj 2022, në prangat e policisë së Sarandës ranë edhe Samet Brahimi 34-vjeç nga Shkodra dhe Ilia Mata, 29-vjec nga Tirana.

Brahimi u arrestua tek kryqëzimi i Laprakës në Tiranë teksa udhëtonte bashkë me një shok në një automjet “Wolsvagen” ku u gjet edhe një arme zjarri Kallashnikov.

Disa muaj më pas Kolonja dhe Himaj u liruan nga Gjykata e Sarandës për mungesë provash, ndërsa në përfundim të hetimeve edhe Prokurori kërkoi pushimin e çështjes ndaj tyre duke dorëzuar në gjykatë dosjen për gjykim vetëm ndaj Avdulit, Brahimit e Matës.

Për çështjen penale nr.687 të vitit 2021, Samet Brahimi akuzohet për “vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim, në dëm të familjes Kaçi, parashikuar nga nenet 140 dhe 25 të Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në ambiente publike, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, Ilia Mata akuzohet për “vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim, në dëm të familjes Kaçi, parashikuar nga nenet 140 dhe 25 të Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në ambiente publike, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, ndërsa Elis Avduli akuzohet për “vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim, në dëm të familjes Kaçi, parashikuar nga nenet 140 dhe 25 të Kodit Penal.

Tashmë në qeli për ngjarjen mbeten vetëm Samet Brahimi e Ilia Mata ndërkohë që me vendimin e Gjykatës për kthimin e akteve prokurorit, ky i fundit duhet të tentojë sërish ta çojë atë për gjykim.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al