Deri më tani janë numëruar 4 nga 21 qendra votimi në Bashkinë Tepelenë. Sic edhe pritej, kryesues është kandidati i PS-së, Gramos Sako. Ai ka marrë rreth 86% të votave deri më tani ndërsa kandidati i mbështetur nga PD-ja ka marrë rreth 13% të votave. Numërimi i plotë pritet të përfundojë në orët e para të mëngjesit të së hënës.










