Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë pasditen e sotme për “News24”, ku edhe ka folur lidhur me gjendjen e vendit në një kohë kur po përballet me koronavirusin.
Rama ka folur edhe për një propozim që i ka ardhur nga një person në ‘inbox’, i cili i ka kërkuar që të marrë një masë të re, që parashikon heqje të përkohëshme të lirisë për burrat që nuk bëjnë punët e shtëpisë.
“Një gabim kishte në ditën e daljes së nënave me fëmijë. Nuk u vendos një masë gjobe me heqje të përkohshme të lirisë për burrat që nuk bënë punët e shtëpisë kur gratë kishin dalë. Më erdhi kjo kërkesë që burrat të gjobiten apo t’u hiqet liria me kërkesë të grave,“-tha Rama.
Ditën e djeshmë, deri në orën 11:00 të paraditës të gjitha nënat me fëmijë u lejuan që të dilnin nga shtëpia për të shijuar pak kohë jashtë shtëpisë pas më shumë se një muaji karantinë prej pandemisë.









