Një incident u regjistrua para disa ditësh në Selanik, Greqi ku dy hajdutë shqiptarë u plagosën pasi u rrëzuan nga ballkoni prej një lartësie rreth 6 metra, gjatë tentativës për t’u arratisur nga banesa ku kishin hyrë për të grabitur.
Video e publikuar nga mediat greke tregon momentin kur ata janë të ulur në tokë, teksa dëgjohen britmat e tyre nga plagët e marra.
“O zot më ndihmo bre”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.
Pas ngjarjes ka qenë pronari i shtëpisë, i cili u dha ndihmën e parë e më pas lajmëroi ambulancën për t’i dërguar në spital.
Policia raporton se autorët vodhën bizhuteri, telefona celularë, sende personale ndërsa pasi u plagosën u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.









