Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit ish-ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Dimitris Kremastinos. 78-vjeçari ndodhej në spital prej më shumë se 1 muaj dhe pati komplikacione në rrugët e frymëmarrjes.
Kremastinos ishte mjek në profesion. Dimitris Kremastinos ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.
Njihej si një prej njerëzve në të aftë në fushën e shëndetësisë dhe bëri një reformë të fortë dhe tepër pozitive në shërbimin shëndetësor grek.
Deri tani numri i pbrgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Greqi është 150