• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia, 65.000 vende pune sezonale. Ja si do të përfitojnë shqiptarët

06/02/2021
Siguria ushqimore, reagon Mininistria e Bujqësisë: Nuk ka vend për alarm, produktet të certifikuara

Greqia ka publikuar sot në fletoren zyrtare kuotat e punonjësve sezonalë që do të kenë të drejtë të punësohen në vendin fqinj, shumica e të cilëve janë shqiptarë. Qeveria njofton se ka nevojë për 65.000 punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 10.000 ne blegtori, të cilëve do t’i jepen leje te përkohshme qëndrimi sezonale. Po ashtu vendi fqinj thotë se ka 18.000 vende të reja në bujqësi dhe 10000 të tjera në blegtori.

Athina zyrtare ka vendosur rregulla të reja, duke krijuar regjistrin e punonjësve sezonalë në vend, shumica prej të cilëve janë shqiptarë, të cilat kanë qëndrim të ligjshëm të përkohshëm ne Greqi, çka më parë ka qenë e pamundur.

Punëtorët sezonale për herë të parë u zyrtarizuan si të tillë vetëm një vit më parë 01.05.2020 me aktin normativ nr 90/ 01.05.2020 që lindi si marrëveshje e qeverisë Greke dhe asaj Shqiptare, e cila u dha mundësinë mijëra shtetasve shqiptarë të hyjnë në Greqi në mënyrë të ligjshme dhe të punësohen në sektorin bujqësor me procedura të thjeshta dhe totalisht falas.

Vendimi i ri i qeverisë greke, shënon një etapë tjetër në këtë proces, duke zyrtarizuar tashme statusin e tyre dhe duke krijuar vende konkrete pune. Për herë të parë janë krijuar edhe kategori të reja punësimi sezonal, siç është kujdesi ndaj moshave të treta apo personave të specializuar në elektronikë.

Vendin e parë për krahë pune mban prefektura e Imathisë me 12.000 leje pune,e ndjekur nga Halkidhikia me 10.000 dhe Pela me rreth 7000 leje.

I rëndësishëm është fakti që pala greke dëshiron ta zyrtarizoje këtë bashkëpunim kryesisht me Shqipërinë prej nga ku është fluksi më i madh i kërkesave, kjo jo vetëm prej afërsisë mes dy vendeve, por edhe për faktin se shqiptarët konsiderohen si punonjës të specializuar në sektorin e bujqësisë.

Ligji i ri mundëson krijimin e një regjistri zyrtar te punonjësve sezonalë,të cilët do të kenë mundësi të lëvizin lehtësisht nëpër kufij, por edhe të punësohen në më shumë se një fushatë prodhuese të kulturave të ndryshme në vend, çka rrit ndjeshëm periudhën e qëndrimit të këtyre punonjësve në Greqi.

Pra, emigrantët që do të jenë pjesë e këtij regjistri, do të lejohen të punojnë sipas stinëve dhe kulturave të ndryshme në të gjithë territorin e vendit.

Kjo pasi Greqia ka të paktën 3 procese të cilat i duhen krahë të shumta pune. Pranvera, periudhë në të cilën nisin frutat, vjeshta në të cilën nis mbledhja e ullirit dhe dimri të të cilën mblidhen agrumet.

Ligji i ri për punësimin sezonalë u mundësua prej kryetarit të federatës së fermerëve prodhues të frutave grekë Kristos Janakaqis dhe ekspertes shqiptare për çështjet emigratore, Arminda Plagarica.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al