• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia e bën fakt të kryer zgjerimin në 12 milje, flet historiani Xhufi: Ka mungesë informacioni që krijon kakofoni në publik! Kufiri të zgjidhet në…

28/12/2020
Greqia e bën fakt të kryer zgjerimin në 12 milje, flet historiani Xhufi: Ka mungesë informacioni që krijon kakofoni në publik! Kufiri të zgjidhet në…

Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, shprehet se ka një mungesë informacioni se çfarë po ndodh në marrëdhëniet me Greqinë dhe nëse ka negociata ose jo me të për çështjen e detit. I kontaktuar të telefon nga gazeta “Panorama.al”, zoti Xhufi u shpreh se ka një kakofoni në qëndrimet e ditëve të fundit, ndërkohë që duhet të kishte pasur një sqarim për publikun nga Ministria e Jashtme në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje.

Sipas tij, vendimi për ta çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e delitimit të detit me Greqinë është vendimi më i mirë për të dy vendet.

“Ka mungesë informacioni. Duhet të kishte një informim më të qartë të publikut për të mos krijuar kakofoni. E vetmja qartësi është vendimi për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Çdo gjë tjetër, përcaktimi i zonave ekskluzive ekonomike do të bëhet pas përcaktimit të kufirit mes dy vendeve, për të cilin është rënë dakord që të shkohet në Gjykatën Ndërkombëtare. Për sa kohë nuk kemi të përcaktuar kufirin, nuk mund të japim gjykime.

Të mos harrojmë se faktori ndërkombëtar i ka përcaktuar Greqisë shtrirje 6 milje dhe kjo e ka një arsye të fortë që lidhet me afërsinë e ishujve të saj me Turqinë, por dhe me Shqipërinë.

Fakti që maxhoranca i ka rezistuar presionit të Greqisë për 7 vjet pa arritur të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje dhe jo si Berisha që e solli në një kohë rekord marrëveshjen e 2009, tregon për një qëndrueshmëri të Kryeministrit dhe një koherencë dhe me qëndrimin e mbajtur atëherë, kur Basha dhe Bakojanis nënshkruajtën”, u shpreh zoti Xhufi. Ai shprehet se është vënë në dijeni me përmbajtjen e dekretit presidencial, i cili sipas tij nuk përcakton zgjerim me 12 milje.

“Ligji bën fjalë për mbylljen e gjireve të brendshme dhe heqjen e vijave të drejta, nga ishujt e Jonit e deri në Peloponez. S’bëhet fjalë për shtrirje të kufirit detar në 12 milje. Mbylljen e gjireve dhe heqjen e vijës së drejtë e bënte ligji ynë i kufirit i vitit 2001, të cilin ishKryeministri Berisha e abrogoi në 2008 për t’u mundësuar grekëve gllabërimin e Kanalit të Korfuzit, deri 700 metra afër Ksamilit.

Mbyllja e gjireve dhe heqja e vijave të drejta parashikohet nga Konventa e Montegobayt, por kur gjiret janë mjaftueshëm të thellë”, u shpreh për gazetën “Panorama” historiani Pëllumb Xhufi./Panorama

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al