• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia në karantinë, Mitsotakis prezanton paketën ekonomike: 800 euro për 750 mijë punëtorë, të papunët marrin 400 euro

14/04/2020
Greqia në karantinë, Mitsotakis prezanton paketën ekonomike: 800 euro për 750 mijë punëtorë, të papunët marrin 400 euro

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar dje paketën ekonomike në mënyrë që populli i tij të përballojë pandeminë e koronavirusit. Në një deklaratë për shtyp, fillimisht Mitsotakis i ka falenderuar të gjithë grekët për sakrificën e bërë në luftën kundër koronavirusit.

Më tej, ai ka vijuar me planin ekonomik duke njoftuar se do të japë një ndihmë emergjente prej 400 eurosh për 155 mijë të papunë në Greqi.

“Kemi më shumë se 14 miliardë euro për të mbështetur punëtorët dhe bizneset, gjithashtu kemi edhe 10 miliardë të tjera shtesë të siguruara nga BE,”-tha kryeministri në fjalën e tij.

Deri më tani në Greqi 750,000 punëtorë, të cilët nuk mund të punojnë po marrin asistencë prej 800 eurosh çdo muaj, 200,000 të papunë marrin gjithashtu asistencë. Ndërsa më shumë se 500 mijë kompanive u janë pezulluar të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet.

Kryeministri theksoi se është fituar kohë e vlefshme për të siguruar që shërbimi shëndetësor nuk do të mbingarkohej duke shtuar se masat e marra do të lirohen por në mënyrë graduale dhe gjithmonë të bazura në sugjerimet e ekspertëve. Mitsotakis gjithashtu i inkurajoi qytetarët që të vazhdonin që të qëndronin në shtëpi në mënyrë që të mos hidhnin poshtë gjithë atë që kishin arritur për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.

“Kjo është një luftë që nuk e kemi fituar akoma. Një rikthim i valës së pandemisë mund të jetë fatale për ne,“-tha ai.

Që nga shfaqja e rasteve të para, Greqia mori masa të rrepta për të parandaluar infektimin e qytetarëve nga covid-19. Deri më tani atje janë infektuar 2,145 persona, prej të cilëve vetëm 99 kanë ndërruar jetë.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al