Ministria e Punës së Greqisë do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikojë nga marrja e pensionit shtetëror, ata që nuk banojnë në Greqi për një periudhë të paktën 40-vjeçare.
Projekt-ligji do të prekte minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore në Greqi.
Ata zhvilluan një protestë në qendrën e Athinës të enjten për të kërkuar të drejta të barabarta pensioni me grekët e tjerë.
Lajmi mbi ndryshimin erdhi pasi këngëtari Christos Mastoras, shprehu dhe shqetësimin e tij për projekligjin me anë të një postimi në ‘Facebook’.
Të njëjtat burime thanë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e thirri Mastoras të enjten për ta informuar atë për ndryshimet në projekt-ligj, raporton gazeta greke Ekathimerini.