Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, thotë se pas zgjedhjeve brenda saj, PD nuk duhet të ketë pushime verore, por duhet të ketë një agjendë të saj në luftën kundër Ramës.
“Unë mendoj që Partia Demokrtatike nuk duhet të ketë pushime vere. Ajo që duhet të ndodhë, është që forumet duhet të mblidhen dhe brenda tyre duhet të përcaktohen një agjendë pa pushime verore”, deklaroi Duma.
Lidhur mbi një rikthim të Berishës në krye të PD, Duma tha se kjo është e një normalitet brenda së drejtës së tij. Ajo tha se nuk mund ta këshillojë Berishën, se çfarë duhet të bëjë.
“Është ai momenrti që ti e detyron të japë një përgjigje për një pyetje. E thotë për atë që ai mendon se duhet ta thotë. Është marka e tij.
Nuk kam pasur asnjëherë delirin ta këshilloj, apo gjykoj, vendimet e liderit historik të PD.
Aty unë lexoj një qartësi të tij dhe një rrumbullakosje, gjithashtu që është marka e tij, ku është në kufijtë e një normaliteti të se drejtës së tij kushtetuese.
Sigurisht që në këtë moment adrenalina e tij është e një niveli tjetër”, tha Duma.