• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grigor Tavo e thotë hapur: Unë e kam biznes Luftëtarin…

05/06/2018

Ekipi i Luftëtarit ka bërë një sezon të mrekullueshëm në Superiore, teksa përveç rezultateve fantastike të ardhura nga bluzinjtë, loja e prodhuar nga këta futbollistë ishte një vlerë e shtuar për kampionatin shqiptar. 

Në një intervistë për “RTSH Sport”, presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo ka thënë se asnjë prej futbollistëve të tij nuk ka për t’u larguar në ekipet e tjera të Superiores, ndërsa në mënyrë të sinqertë pranon se ekipin e sheh tashmë si një biznes të mirë, nëse më parë ishte vetëm një përkrahës i madh i tij.

“Unë e mora ekipin në një kohë kur ishte duke luftuar për të mos rënë në Kategorinë e Dytë. Fola me kryetarin e bashkisë dhe i thashë se do të ishte e vështirë pastaj ngjitja jonë në Superligë.

E gjitha kjo arritje ka ardhur falë këtyre djemve, të cilët kanë bërë punë të mrekullueshme. Më kujtohet ndaj ndeshje ndaj Pogradecit, pasi luhej për ngjitjen në Superiore. Në atë takim u krijua edhe një sherr i madh, por në fund çdo gjë harrohet edhe ne vazhduam në punën tonë.

Më pas e nisim po me ata djem që na dërguan këtu, vetëm me dy apo tre përforcime dhe një trajner serb. Me Luftëtarin kam qenë tifoz shumë herët dhe kam bërë shumë sakrifica për të ndjekur skuadrën. Tani tifozllëku vazhdon, por shihet edhe si biznes.

Me ato ambicie që unë kam, Luftëtari nuk ka për të luftuar për rënien nga Superiorja. Këta djem te Luftëtari janë vërtet të mrekullueshëm. Edhe me vëllezërit bëjmë fjalë me tepër, ndërsa këta edhe nëse bëjnë një gjysmë fjale më tepër, e lëshojnë inatin për 30 sekonda. Brenda ka një unitet që nuk e prish askush.

Abazajt dhe Bregut i uroj më të mirat, pasi janë djem të mrekullueshëm. Jo se nuk ka si Abazaj dhe Bregu, por duhet që lojtarët të punojnë për t’u bërë si Abazaj dhe Bregu. Shqipëria ka shumë talente. Unë e dija që në fillim që ata do largoheshin dhe kemi krijuar planet tona.

Kam dëgjuar shumë zëra që dërgojnë lojtarët tanë në klube të tjera të Superiores, por dua të siguroj se asnjë lojtar përveç Abazajt dhe Bregut nuk do të largohet në ekipet e tjera të Superiores. Arbitrat? Bëjnë gabim nëse gënjehen për 5 lekë”, ka thënë Grigor Tavo.

Related Posts

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…
Sport

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

21/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

Trajneri i Trabzonsporit fiksohet pas futbollistëve shqiptarë, pas Muçit kërkon ish-shokun e tij të skuadrës

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme
Sport

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al