• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gruaja e Saimir Tahirit tregon historinë rrëqethëse: Si ma vrau nënën mjekja e Onkologjikut

28/06/2024
Gruaja e Saimir Tahirit tregon historinë rrëqethëse: Si ma vrau nënën mjekja e Onkologjikut

Gruaja e Saimir Tahirit, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale në shpërthimin e skandalit të QSUT-së ka rrëfyer historinë e nënës së saj dhe përballjes me dyert e spitalit në vitin 2006. Në fund të rrëfimit e mbyll me një ironi edhe ndaj Ilir Beqajt, ish-ministrit socialist të Shëndetësisë, ku përdor shprehjen që u zbulua në një përgjim të tij kur mbante detyrën si ministër.

Nga Fatlinda Tahiri/ Ishte viti 2006. Asokohe 51 vjeçe, ime më, u diagnostikua me melanomë (kanceri i lëkurës) i kapur në gradën 2-3, në gjuhën e mjekëve, jo vonë. Mblodhëm forcat familjarisht të bënim më të mirën. Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë.

Tronditja ishte e madhe, nxitimi për ta zgjidhur akoma më i madh. Mendja na punonte vetëm për të fituar kohë, e për ta shpëtuar.

Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata qe e dijne, kuptojne qe as biopsi e asgje nuk beheshin ketu, por niseshin jashte e pergjigja vinte shume vone, duke humbur kohe te vyer.

Nejse, doktoresha me te mbaruar operacioni, erdhi vetë personalisht të merrte lekët në dorë, menjëherë….pa humbur asnjë sekondë. Arroganca dhe sjellja e saj, në fakt na dukej halli më i vogël. Justifikonim veten, të paktën po na shpëton jetën e time mëje mendoja, e lekët që gati sa nuk na i merrte nga xhepi, na dukeshin hiçgjë.

Përshkroi edhe një medikament, për të cilin që në momentin e parë na tha se këtu nuk gjendej.

Kuptohet ne e gjetëm medikamentin dhe filloi trajtimin. Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje.

Aty kuptuam se e gjitha mund të ishte parandaluar. Ndërhyrja ishte bërë keq, gabim. Edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim. Çdo gjë ishte bërë gabim. E të mendosh që ne paguam, jo pak… por jetën e saj e humbëm, sot e 15 vjet më parë. Kush nuk do paguante për shëndetin? Apo për ti shpëtuar jetën prindit, fëmijës, vetes? Të gjithë do paguanim, por sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin.

Unë jetën e time mëje nuk e shpëtova dot, dhe pse iu nënshtrova “rregullave” kriminale të asaj që ishte mjekja, e që jemi nënshtuar të gjithë kolektivisht, si delet para kasapit, me kokën rruar e qafën zgjatur duke pritur thikën në grykën e radhës.

Nuk shpëtova dot as jetën e dikujt tjetër shumë të rëndësishëm në familjen time, sepse sërish dëgjova mjekun që edhe pse e dinte që vuante nga sëmundje e rëndë, më thoshte trajtoje me paracetamol, duke humbur kohë të vyer në dobi të vdekjes.

Mos të vazhdoj më me keqdiagnostikimet, mungesën e profesionalizmit dhe etikës, trajtimin skandaloz “me mik”, se e kam listën shumë të gjatë, per fatin tim te keq…

Deri atëherë përqafoni prindërit, fëmijët e këdo dashuroni në këtë botë, me shpresën se nuk do bëheni për spital. Po ju ndodhi, SUKSESE NË JETË!

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al