Gjendet e vdekur Marianthi Barka, 90 vjeç, motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj). 90 vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi burime nga fshati pohojnë se ajo jetonte e vetme në Bodrishtë të Dropullit dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar. Të njëjtin version konfirmon dhe policia përmes një njoftimi të shkurtër për ngjarjen.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Bodrishtë, Dropull, shtetasja M.B., 90 vjeçe, është gjetur e pajetë nga komshinjtë e saj. Shtetasja M.B., jetonte e vetme dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në një gropë betoni pa ujë që shërbente si ujëmbledhës (ster), që ndodhet në oborr të banesës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policise.









