• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gruaja italiane në Gjirokastër që marrosi Enver Hoxhën. Diktatori nga inati i burgosi burrin

18/05/2019
Gruaja italiane në Gjirokastër që marrosi Enver Hoxhën. Diktatori nga inati i burgosi burrin

Ndoshta askush tjetër nuk do të kishte bërë më shumë sesa Aldo Renato Terrusi, për të çuar në atdhe eshtrat e të atit, që ndërroi jetë në burgun e Burrelit. Është kthyer disa herë në Shqipëri, ku prindërit e tij u njohën, ku ai u lind e nga ku më pas, u largua me të ëmën, për të lënë pas në burg, të atin që do të ndërronte jetë tre vite më vonë, në vitin 1952. Gjatë këtyre viteve, ka trokitur në institucione, ka takuar bashkëvuajtës të të atit, ka mbledhur dokumente e dëshmi që e kanë çuar deri te toka e hidhur, poshtë një qershie, para qelive të burgut të Burrelit, ku groposeshin të dënuarit që ndërronin jetë, mes tyre, edhe babai i Aldos, Giuseppe Terrusi. Megjithatë, qeveria shqiptare vazhdon ta pengojë për të marrë eshtrat e të atit.

Terrusi e ka treguar historinë e ish-drejtorit të bankës italo-shqiptare të Vlorës, të martuar me Aurelia Poselli-n, në vitin 1936, në Sarandë, në dy librat e tij: “Ritorno al Paese delle Aquile” dhe “Brenga ime shqiptare”, bashkë me dashurinë e Enver Hoxhës për Aurelian, që italiania nuk ia ktheu kurrë dhe që u bë shkak për hakmarrjen ndaj bashkëshortit të saj, të ardhur fillimisht në Gjirokastër, si nëndrejtor i bankës së atij qyteti, ku ishte vendosur edhe familja e Aurelias. Kur Hoxha mori pushtetin, bëri çmos ta dënonte Giuseppe-n me akuzën e rreme që u kishte hapur qëllimisht arkat e bankës gjermanëve. E arrestuan në vitin 1945, vetëm 3 muaj pasi kishte lindur i biri. Pas katër vitesh, nga burgu i Vlorës, e çuan në atë të Burrelit.

Në këtë kohë, Aldo 5 vjeç dhe e ëma riatdhesohen në Itali, por koka e saj mbetet pas, në vendin nga lindte dielli, në vendin që mbante dashurinë e saj të madhe, e cila që nga viti 1952, do të bëhej dhimbje. Kaluan 44 vite, deri sa i biri, i rritur me tregimet dhe brengat e së ëmës, do të rikthehej në Shqipëri, për të marrë eshtrat e babait, pa e ditur që shteti shqiptar, megjithëse nuk drejtohej më nga Enver Hoxha, do i shfaqte pengesa. Arriti të zbulonte vendin ku ndodheshin ato, por në çastin kur duhet vetëm një leje për zhvarrimin dhe marrjen e eshtrave, ai pengohet. Kanë kaluar 26 vjet dhe nuk është bërë asgjë.

Ndoshta, pak vende do kishin bërë kaq pak sa Shqipëria, për njohjen e të drejtave të qytetarëve të cilëve iu detyrohet moralisht dhe ligjërisht. Aldo Terrusi tashmë nuk pret më prej qeverisë shqiptare. Ndaj saj, ka vetëm disa pyetje që nuk dihet nëse do marrin ndonjëherë përgjigje, ndërsa zgjidhjen, po vazhdon ta kërkojë te institucionet ndërkombëtare./kujto.al

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja ku do të varroset Brigitte Bardot!

Ja ku do të varroset Brigitte Bardot!

29/12/2025
150 milionë kërkesa për bileta, Infantino tregon shifrat, fitime të mëdha nga Botërori

150 milionë kërkesa për bileta, Infantino tregon shifrat, fitime të mëdha nga Botërori

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al