• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Gruaja merimangë’/ Mediat greke zbardhin jetën si në film të Klodiana Çelos

16/11/2021
‘Gruaja merimangë’/ Mediat greke zbardhin jetën si në film të Klodiana Çelos

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shqiptaren Klodiana Çelo, e cila qëlloi me armë zjarri babanë e vajzës së saj. 14 vite më parë, Klodiana Çelo u njoh me mjekun grek, babanë e vajzës së saj, në një restorant luksoz në Athinë.

Mediat greke ‘Protothema’ shkruan se në atë kohë, mjeku po darkonte bashkë me disa kolegë dhe një grup avokatësh, të cilët flisnin me zë të ulët e po shijonin verën. Sot ai po lufton me jetën në spital, pasi u plagos nga ish-partnerja e tij për kujdestarinë e vajzës së tyre 13-vjeçare.

Ata që e njohin artisten 49-vjeçare, flasin për një grua ‘merimangë’, e bukur dhe tmerrësisht e zgjuar, e cila krijonte njohje mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze.

Mirëpo, siç pohojnë të njëjtët, “ajo kishte një të metë të madhe”. Ajo këmbëngulte se kishte armiq kudo, dhe krijonte kërcënime që nuk ekzistonin. Këto fiksime e kanë dërguar atë dy herë në një spital psikiatrik. Çelo ka paditur dhjetëra njerëz, nga avokatët e saj, te nëna dhe motra e saj.

Klodiana Çelo kishte premisa për të qenë një artiste e madhe. Ajo ishte diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Emigroi drejt Greqisë në moshë të re, ku mori pjesë fillimisht në disa ekspozita pikture. Tashmë ajo kishte edhe pasaportë greke.

Me një pamje mbresëlënëse dhe e mbështjellë nën petkun e artistes, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës. Kështu arriti të njihej me okulistin grek Georgis Neos në fund të vitit 2007.

Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture. Romanca e tyre e fshehtë zgjati për gati 2 vite. Shumë pak e dinin që mjeku dhe shqiptarja kishin një lidhje, e cila disa vite më vonë pati fund dramatik. Pas e plagosi me armë zjarri, ajo e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën.

Lindja e vajzës Melina, në vitin 2009, solli edhe krizën mes çiftit. Okulisti fillimisht nuk e vesoi se vajza ishte e tij dhe bëri testin e ADN-së. Më vonë okulisti pranoi atësinë e fëmijës dhe nisi t’i jepte Klodianës, shuma deri në 4000 euro. Familja e tij, dhe në veçanti gruaja e tij angleze me të cilën ishte takuar që kur ishte student në Mbretërinë e Bashkuar, e pranuan situatën. Klodiana Çelo fillimisht e pranoi këtë “kontratë” pasi me paratë që merrte nga mjeku grek siguronte një jetë luksoze duke shkuar në palestra të shtrenjta dhe duke veshur markat firmato. Pas disa episodesh përplasje me gruan e mjekut grek, në 2016, Klodiana Çelo humbi kujdestarinë e fëmijës.

Sipas ‘Protothema’ ajo kishte rrëmbyer vajzën, të cilën e kishte fshehur në Kefaloni. Një vend i njohur për të, pasi një dekadë më parë kishte qenë e martuar me një marinar dhe i njihte mirë strehat. Megjithatë skenari i saj dështoi, pasi fëmija përfundoi në spitalin e Patrës nga tronditja që pësoi nga rrëmbimi. Pas disa vitesh përpjekje për të fituar kujdestarinë, shqiptarja kishte përfunduar edhe në spital psikiatrik. Ajo plagosi me 4 plumba mjekun grek, i cili ndodhet në spital por në gjendje të stabilizuar.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Festë në shtëpinë e Bayern, Jamal Musiala rikthehet në stërvitje (VIDEO)

Festë në shtëpinë e Bayern, Jamal Musiala rikthehet në stërvitje (VIDEO)

17/12/2025
Vajza e Gwyneth Paltrow shfaqet me fustanin që e kishte veshur nëna e saj në vitin 1996

Vajza e Gwyneth Paltrow shfaqet me fustanin që e kishte veshur nëna e saj në vitin 1996

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al