• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gruaja nga Dropulli zhduket me fëmijët, babai në qeli mëson se djali 14- vjeçar punon në Greqi

30/11/2018
Gruaja nga Dropulli zhduket me fëmijët, babai në qeli mëson se djali 14- vjeçar punon në Greqi

Fiks Fare solli disa dite me pare historinë e dhimbshme të një babai, i cili ka tre vjet e gjysmë që nuk sheh fëmijët e tij. Aleks Ceka, i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit, nuk di se ku i ka fëmijët. Ai merr leje herë pas here nga drejtuesit e burgut ku vuan dënimin për të shkuar në shtëpinë e tij në Peshtan për të takuar fëmijët, por fëmijët nuk i gjen në shtëpi.

Ai tregoi për gazetarët e Fiksit se ka bërë shumë përpjekje me të gjitha institucionet shtetërore, por nuk ka gjetur zgjidhje. Është drejtuar me shkresa zyrtare ne komisariat të Tepelenës, në Ministri të Drejtësisë, në prokurori dhe tek Avokati i Popullit.

Bashkëshortja e Aleksit jeton në Dropull të Gjirokastrës, në shtëpinë e gjyshërve, me djalin 5 vjeçar dhe vajzën e mitur, ndërsa djali më i madh 14 vjeç, ka kaluar kufirin për në Greqi.

Aleksi nuk ka asnjë mundësi të kërkojë vetë fëmijët, pasi është i burgosur, e vetmja mundësi janë letrat që u ka çuar institucioneve. Inspektori i zonës së tij të banimit, i ka shprehur se do të lidhej me inspektorin e zonës ku jeton bashkëshortja. Aleksi ka marrë vetëm një përgjigje se fëmijët i ka mirë nga inspektori, por asgjë zyrtare. Ai pretendon se djali i tij më i madh ndodhet në Greqi.

Aleksi nuk ka bërë asnjë divorc me bashkëshorten dhe s’ka lëshuar asnjë prokurë që mund të lejonte që djali i tij të kalonte kufirin , prandaj ai mendon se djali është trafikuar.

Nëna e Aleksit loton pa reshtur për nipërit dhe mbesën nga malli i tre viteve pa i parë. Ajo tregon se nuk e ka jetën e gjatë dhe dëshira e vetme është të takoj fëmijët.

Aleksi telefonon inspektorin e zonës Fejzo Meçen përball kamerës së Fiksit dhe e pyet se çfarë do bëhet me kërkesat e shumta që ka bërë për fëmijët, por përgjigja e inspektorit ishte se janë mirë, po të ishin sëmurë do lajmëroheshin.

Fiks Fare udhëtoi drejt fshatit Dropull në shtëpinë e bashkëshortes së Aleksit, Valentina Ceka.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan si miq të familjes së Aleksit, dhe menjëherë i treguan së gjyshja dhe babai i fëmijëve të saj dëshironin të takonin fëmijët, se janë të shqetësuar për gjendjen e tyre. Nëna e fëmijëve pohon se djali i saj i madh ndodhet te njerëzit e saj në Greqi dhe se ka kaluar nga mali kundrejt 250 eurove. Ajo tregon se kjo nuk është hera e parë, rruga bëhet me taksi dhe vetëm pak i duhet të ecë në këmbë për të mbërritur në Greqi. Valentina shprehet se djali i vogël ka qenë vetëm 1 vjeç kur i ati është futur në burg, ndërsa vajza dhe djali i madh nuk dëshirojnë ta takojnë apo flasin, pasi mbajnë mend torturat dhe dhunën e ushtruar nga bashkëshorti.

Gazetarët e Fiksit shkuan në komisariatin e policisë Tepelenë, ku inspektori Fejzo Meçe, u tha gazetarëve të Fiksit se nuk është ne dijeni se njëri prej fëmijëve është në Greqi, nëse kjo është e vërtetë e ëma do shkojë para ligjit, ai u premton gazetarëve se që të nesërmen do i vë në dijeni për situatën ” Pa merak ju marr vetë nesër dhe ju them mbi situatën” thotë Fejzo Meçe.

Ndërkohë inspektori nuk ktheu përgjigje për gazetarët, ndaj këto të fundit u detyruan ta rimarrin në telefon. Ai tha se përgjigjen duhet ta marrin në Gjirokastër . ” Shkoni në Gjirokastër, e dinë ato” thotë z. Meçe

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, vendoset data për zgjedhjet në krye të FSHF-së

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, vendoset data për zgjedhjet në krye të FSHF-së

14/01/2026
Lore pas eliminimit: Miri dhe Selin janë marrëdhënie interesi

Lore pas eliminimit: Miri dhe Selin janë marrëdhënie interesi

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al