Një hetim për falsifikim dhe dëshmi të rreme ka nisur në Greqi ndaj një 55-vjeçareje ruse, e cila raportoi se kishte rënë pre e një grabitje ku i kishin marrë një shumë prej 850 mijë eurove nga kasaforta e shtëpisë në një kompleks luksoz banimi, jashtë Heraklion. Sipas policisë, ankesa ishte e dyshimtë dhe “e butë”. Mbi të gjitha policia tha që në fillim se diçka nuk ishte në rregull pasi shumë gjëra nuk përputheshin me ato që raportoi 55-vjeçarja. Për shembull, ajo pretendoi se kishte vendosur gati 850,000 në një kasafortë ndërsa ishte në Rusi për shkak të Covid! Kujtohet se disa ditë pas denoncimit për vjedhjen, 55-vjeçarja ishte nisur për në vendin e saj. Pas hetimeve rezultoi se 55-vjeçarja kishte bërë një kallëzim të rremë.








