A rrezikojnë vetëm të moshuarit të përballen me pasoja fatale nga koronavirus? Kush janë moshat më të prekura dhe sa është shkalla e vdekshmërisë?
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë shifrat mëngjesin e sotëm, duke treguar se kush moshë rrezikon më shumë të humbë jetën nga virusi vdekjeprurës.
Ai thotë se informimi i duhur dhe statistikat rreth kësaj lufte janë ndihmesa më e madhe për të kuptuar çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë duhet të presim.
“Kjo statistikë tregon të dhënat moshore mbi vdekshmërinë e 20% të atyre që përfundojnë në spital, pasi 80 e të spitalizuarve shërohen”, shkruan Rama.
Në grafikun e publikuar prej tij thuhet se mosha mbi 80 vjeç rrezikon me 18%, mosha 70-79 vjeç rrezikon 9.8%, mosha 60-69 rrezikon 4.6%, mosha 50-59 vjeç rrezikon 1.3% dhe moshat e tjera nën 1%.










