• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Guardiola konfirmon 5 lojtarë me Covid-19, ja çdo ndodhë me sfidën ndaj Chelsea-s

02/01/2021
Guardiola konfirmon 5 lojtarë me Covid-19, ja çdo ndodhë me sfidën ndaj Chelsea-s

Manchester City do të jetë pa të paktën pesë lojtarë të ekipit të parë për ndeshjen e Premier League ndaj Chelsea, e cila do të luhet pavarësisht shpërthimit të Covid-19 te “qytetarët”. Gabriel Jesus, Kyle Walker dhe tre lojtarë të tjerë janë në vetë-izolim, pasi kanë dalë pozitivë me koronavirus dhe nuk do të udhëtojnë drejt “Stamford Bridge”.
Dy anëtarë të stafit, gjithashtu kanë rezultuar pozitivë. Manchester City do të bëjë edhe dy teste përpara përplasjes së të dielës. Pep Guardiola thotë se Premier League u ka thënë të mos e zbulojnë identitetin e lojtarëve të fundit të dalë pozitivë:
“Pesë lojtarë janë jashtë grupit tani, ata janë izoluar për 10 ditë. Unë mendoj se Premier League nuk do të na lejojë të themi emrat e tyre, por ju do ta shihni kush nuk udhëton drejt Londrës dhe do ta dini saktësisht cilët janë”.
Kjo situatë vjen pasi ndeshja e Manchester City kundër Everton, planifikuar të hënën, u shty për shkak të shpërthimit të koronavirusit vetëm katër orë para fillimit të saj.
Guardiola tha se kishin mjaft lojtarë dhe donin që ndeshja të luhej, por nuk ndodhi për shkak të sigurisë. TrajnEri i “qytetarëve” tha se e telefonoi kolegun e Everton, Carlo Ancelotti, për t’i shpjeguar situatën. Italiani iu ka dërguar urimet e tij më të mira lojtarëve që të shërohen nga sëmundja:
“Ne kishim mjaft lojtarë për të luajtur ndaj Everton, donim të luanim, por ditën e ndeshjes kishte më shumë raste dhe virusi ishte brenda qendrës sonë. Informuam Premier League, e cila mori vendimin që të mpos luhej dhe të rrezikonim. Telefonova Carlo personalisht për ta njoftuar me situatën, sepse ne mund të luanim, por çfarë do të ndodhte nëse do të udhëtonim me trajnerin dhe më shumë lojtarë; do të kishte rrezik për lojtarët e Everton.
Nuk donim që ata të infektoheshin për shkakun tonë. Ishte një rrezik i madh. Nuk ka të bëjë me atë që ndodhi këtu, por në të gjithë botën. Njerëzit po vdesin në të gjithë botën, në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu, mbi 900 vdiqën në dy ditët e fundit. Problemi është ende këtu, por tani e kemi dezinfektuar të gjithë qendrën dhe shpresojmë që testet e ardhshme të jenë negative”.

Related Posts

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948
Sport

Egnatia, gati për finalen ndaj Dinamos

28/12/2025
Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta
Sport

Egnatia është në epërsi, “nëndetësja” do vazhdimësinë. Ja përballjet mes dy skuadrave që nga 2004-ta

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al