• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Hakmarrja’, pjata që PS ia servir të ftohtë Zamira Ramit. Ja pse kryebashkiakja po e humbet shumicën e këshillit

02/03/2018
Gjirokastra nën ujë/ Ku ka humbur Zamira Rami?

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet gjithmonë e ftohtë! Me siguri që këtë është duke menduar kryebashkiakja e Gjirokastrës teksa po bën llogaritë se si po e humbet shumicën në Këshillin Bashkiak. Kjo do të thotë se viti i saj i fundit në krye të Bashkisë Gjirokastër do të vështirësohet shumë, pasi nuk ka votat e duhura për të kaluar vendimet që ajo do. Është e detyruar që të bëjë kompromis, në mos pazar, me PS-në, e cila po shkon drejt krijimit të shumicës në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Dy këshilltarët e sotëm që ikën drejt PS-së me siguri nuk do të jenë të fundit. Pritet të ketë largime të tjera nga radhët e LSI-së dhe PD-së, aq sa grupimi i këtyre dy forcave të ngelet pakicë. Por çfarë fshihet pas këtyre lëvizjeve?

Thjesht Zamira Rami është duke vuajtur pasojat e vendimeve, jo vetëm të saj personalisht, por edhe të mentorit politik që ajo ka, Vangjel Tavos. Pak kohë më parë Rami largoi dy administratorët e PS-së nga njësia administrative Cepo dhe Lazarat. Largimet ishin të motivuara politikisht. Edhe LSI në këtë rast e donte të gjithë ‘tepsinë’ e Bashkisë Gjirokastër për vete. Por këto lëvizje nisën nga ana tjetër një ‘hakmarrje’ prej PS-së, e cila po shkon drejt krijimit të shumicës në Këshillin Bashkiak. Aktualisht PS ka 14 këshilltarë, bashkë me dy ‘blerjet’ e sotme, ndërsa LSI dhe PD kanë 17 këshilltarë.

Por ka gjasa merkato e këshilltarëve të vazhdojë, aq sa Zamira Ramit nuk i bën më punë as aleanca e krijuar rishtaz me PD-në, parti me të cilët është gati të ndajnë edhe pushtetin në Bashkinë Gjirokastër. Madje ka zëra që flasin për një listë njerëzish nga radhët e PD-së, të cilët do të emërohen në administratën e Bashkisë Gjirokastër nga Zamira Rami. Të presim!

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension
Kryesore

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026
Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al